Nisma për Kosovën ka mbajtur konferencën e parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Bilall Sherifi ka konfirmuar se Nisma edhe katër vite të tjera do të qeverisë në Malishevë. Sherifi ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar Nismën. Zotohemi nga këtu që do të vazhdojmë të punojnë edhe katër vitet e ardhshme”, ka thënë ai. Sherifi është shprehur i kënaqur që kandidatët që Nisma i ka përkrahur kanë shpallur fitore. Nisma në këto zgjedhje ka pasur ne disa komuna koalicione me disa nga partitë. Vendimi i partisë ka qenë që koalicioni të lidhet varësisht nga kandidati dhe jo nga partitë. Degët kanë arritur këto marrëveshje dhe në të gjitha komunat ku Nisma ka bërë koalicion dhe është shënuar fitore, ajo do të jetë në bashkëqeverisje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …