Sherifi: Nisma nuk është kundër zgjerimit të qeverisjes me të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë

Bilall Sherifi: Nisma iu është përmbajtur premtimit të dhënë në fushatën e kaluar duke i punësuar rreth 27 mijë të rinj

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se partia që ai përfaqëson iu është përmbajtur premtimit të dhënë në fushatën e kaluar zgjedhore, për një të punësuar në secilën familje. Ai thekson se ka rreth 27 mijë të rinj të cilët kanë arritur të punësohen sipas programit të dhënë të këtij subjekti në procesin e kaluar zgjedhor. ”Përmes Ministrit Reçica, kemi arritur që një numër të madh të premtimeve që janë varur vetëm nga ministri të realizohen”. “Ne kemi premtuar atëherë të angazhohemi një familje një të punësuar përmes Ministrisë së Punëve dhe Mirëqenies Sociale rreth 27 mijë të rinj dhe të reja kanë kaluar përmes ndërmjetësimit të kësaj ministrie dhe janë punësuar qoftë në shërbim publik qoftë në privat. Në statistika 23 apo 24 mijë të rinj e të reja janë punësuar përmes ndërmjetësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”, ka thënë ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …