Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, duke folur rreth dialogut me Serbinë dhe pandemisë Covid-19, ka thënë se kjo parti nuk është kundër zgjerimit të koalicionit aktual qeverisës. Sherifi ka thënë se çështja e dialogut dhe pandemisë Covid-19 nuk i takon vetëm një forcë politike. “Nisma Socialdemokrate e Kosovës nuk është kundër zgjerimit të qeverisjes me të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë që të dalim fitimtarë në të gjitha sfidat që kemi përballë, mirëpo kjo çështje u takon forcave politike dhe liderëve të tyre nëse do të udhëhiqen nga një qasje prej burrështetasve që tejkalon këndvështrimin e ngushtë partiak apo do të vazhdojnë të udhëhiqen nga interesa vetëm partiake”, ka thënë Sherifi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …