Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar takimin në mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. Ai ka shkruar se pse duhej Thaçi të shkojë që ta informojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-ve, pasi sipas tij, po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së. “Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u informua nga presidenti Thaçi për takimin me dy zyrtarët e SHBA-ve”. Së paku ky ishte sqarimi zyrtar i zëdhënësit të LDK-së Besian Mustafa për takimin e orëve të vona mes tyre! Besoj që publiku i gjërë është kurreshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë që ta informojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-ve, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të mediave po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së! Kjo do të konsiderohej normale poqese zyrtarët e SHBA-ve nuk do ta kishin në agjendë takimin me përfaqësues të LDK-së. Ditëve në vijim mbetet të shihet se çka tjetër përpos “informatës” mbi takimin në fjalë i ka ofruar Thaçi Mustafës!”, ka shkruar Sherifi.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …