Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi u ka bërë thirrje policëve ndaj të cilëve është ngritur padi për dëbimin e gylenistëve të mos marrin përgjegjësi për vendimet që i marrin të tjerët. “Këshilla ime publike për policët ndaj të cilëve është ngritur padi do të ishte kjo: Gjatë procesit që do të zhvillohet kundër tyre, të mos e marrin përgjegjësinë për vendimet që i kanë marrë të tjerët, sepse në fund të krejt kësaj drame që do të zhvillohet mbi kurrizin e tyre, përpos që do të përballen me rrezikun e dënimeve eventuale, të cilët nëse dënohen, përveç se nuk do të mund të punojnë kurrë më në shërbimin publik, me arsyetimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, do të përballen me fjalinë e famshme. Askush nuk është mbi Ligjin!”, ka shkruar në mes tjerash Sherifi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …