Shërohen 786 qytetarë, konfirmohen 84 raste pozitive me Covid-19 dhe 4 të infektuar e humbin jetën

Shërohen 786 qytetarë, konfirmohen 84 raste pozitive me Covid-19 dhe 4 të infektuar e humbin jetën

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës. Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411. Në total numri i rasteve aktive është 5.371.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …