Sheshi “Adem Jashari” i mbushur me qytetarë në hapje të manifestimit për diasporën

Në sheshin “Adem Jashari” të qytetit të Skenderajt ka filluar manifestimi tradicional për nder të ardhjes së bashkatdhetarëve, në të cilin ka marrë pjesë numër i madh i qytetarëve. Me një fjalë rasti të pranishmëve të shumtë i është drejtuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili duke iu uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë, ka thënë se diaspora ka dhënë dhe po jep vazhdimisht kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, dhe ngritjen e nivelit të mirëqenies në vend. “Liria dhe pavarësia e shtetit tonë nuk do të mund të arriheshin pa përkrahjen tuaj”, ka thënë ndër tjera kryetari Jashari. Ai është përshëndetur me bashkatdhetarë duke bashkëbiseduar me ta, si dhe ka përshëndetur edhe pronarët e kafiterive të improvizuara në një pjesë të sheshit, në kuadër të projektit të Komunës së Skenderajt dhe Qendrës Rinore Publike “Të argëtohemi së bashku”. Komuna e Skenderajt ka organizuar një varg aktivitetesh për nder të bashkatdhetarëve, të cilat do të zgjasin përgjatë dy muajve, ndër të cilat janë Sofra e Drenicës, fushata vetëdijesuese për ngasësit në komunikacion, kuize, vizita te monumentet historike, ngjarje sportive dhe aktivitete të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …