Shfaqja e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë u dha në Prishtinë

Në kuadër të Kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë – Shqipëri, Teatri Kombëtar i Kosovës ka mirëpritur shfaqjen mysafire të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, tragjikomedinë “Familja Tot”.

Shfaqja është mirëpritur nga publiku në Prishtinë dhe është vlerësuar për mesazhet që ajo përcjellë. E realizuar nën kujdesin e regjisë së Andia Xhungsë, e autorit hungarez Orkeny Istvan, trupa e aktorëve të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, paraqitën para audiencës së pranishme subjektin e shfaqjes që ka të bëjë me dinjitetin e njeriut dhe durimin që ka ai për të mos shkelur mbi të.

Shfaqja “Familja Tot” pas suksesit dhe kritikës së vlerësuar në skenën e Tiranës, është bërë pjesë e aktiviteteve të bashkëpunimit kulturor mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, në vitin e tretë të kalendarit Kosovë-Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …