leoni

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Vushtrri organizon disa aktivitete për ndër të 1 shtatorit së Dëshmorëve të UÇK-së në këtë komunë

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Vushtrri organizon aktivitete për ndër të 1 Shtatorit, Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në këtë komunë

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në Vushtrri njofton së më datat 30 dhe 31 gusht do të organizohen vizita e homazhe tek varret e dëshmorëve të renë për liri. Këto aktivitete po bëhen për ndër të 1 Shtatorit – Ditës së Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë komunë.

“Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dega Vushtrri, njofton të gjitha familjet e dëshmorëve, veteran e invalidë të UÇK-së, bashkëluftëtar të dëshmorëve e qytetarë, se për ndër të 1 Shtatorit Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Vushtrrisë do të bëhen homazhe e vizita tek varrezat e dëshmorëve. Duke filluar me  datën 30.08.2017 në ora 10:00 takohemi para komunës së Vushtrrisë, vazhdojmë me homazhe në Prekaz e Shipol gjithashtu nëpër të gjitha vendet e rënies së dëshmorëve të UÇK-së dhe dëshmorëve të tjerë të periudhave të ndryshme. Kurse me 31.08.2017 prej orës 09:00 takohemi pranë Kuvendit Komunal të Vushtrrisë dhe vazhdojmë me homazhe tek Kompleksi i Dëshmorëve të UÇK-së në Vushtrri, tek Kompleksi i Martirëve, të shtatorja e Komandantit Adem Jashari, kurse në orën 09:45 jemi të varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Bletaj-Vushtrri ku mbahet akademia në përkujtim të dëshmorëve të kombit, për ndër të kësaj dite të madhe të komunës sonë 1 shtatori – Dita e dëshmorëve të kombit”, thuhet në këtë njoftim (RKL).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …