SHFD e UÇK-së në Pejë, reagon kundër vandalizimit mbi pllakën e dëshmorëve të Pejës dhe përmendoren e heroit, Shkëlzen Haradinaj

SHFD e UÇK-së në Pejë, reagon kundër vandalizimit mbi pllakën e dëshmorëve të Pejës dhe përmendoren e heroit, Shkëlzen Haradinaj

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UCK-së dega në Pejë ka reaguar lidhur me vandalizimin që është bërë mbi pllakën e dëshmorëve të Pejës dhe përmendoren e Shkëlzen Haradinajt, lidhur me këtë ata kanë lëshuat këtë reagim:

Të nderuar qytetarë të Pejës!

Jemi dëshmitarë të veprave vandale, mbi pllakën e dëshmorëve të Pejës dhe përmendoren e Shkëlzen Haradinajt ditën e sotme. Nuk është hera e parë, që mbi pllakë vizatohen shkarravina grafikësh, prishën emrat e skalitur të dëshmorëve dhe njollosën me ngjyra të ndryshme pikërisht në qendër të Pejës.

Duke mos respektuar të kaluarën heroike të kombit shqiptar dhe duke mos dënuar veprime të tilla rrugaçërie, i druhemi që jo vetëm na ka kapluar harresa por po qëndrojmë edhe indiferent ndaj këtyre veprimeve skandaloze. Pa hyrë më thellë në atë se kush e shkaktoi, edhe nëse ishin fëmijë, si shoqëri kemi dështuar në edukimin e brezave me idenë e respektimit dhe nderimit të së kaluarës.

Në emër të Familjeve të Dëshmorëve të Komunës së Pejës, kërkojmë urgjentisht nga institucionet kompetente që të ndërmarrin masa të menjëhershme në zbardhjen e kësaj çështjeje.

Pejë, 18. 5. 2022

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …