ShFD-UÇK në Pejë bënë të ditur se nesër bëhen nderime për nder të 5 Majit - Ditës së Dëshmorëve të Kombit

ShFD-UÇK në Pejë bënë të ditur se nesër bëhen nderime për nder të 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Dega Pejë bënë të ditur se nesër do të nderohen dëshmoret e atdheut por duke u përshtatur rekomandimeve të institucioneve përkatëse për distancë fizike si shkak i rrethanave të krijuara nga pandemia.

“Të nderuar familjarë të Dëshmorëve. Të nderuar bashkëluftëtarë. Qytetarë të Pejës me rrethinë
Edhe këtë 5 MAJ – DITA E DËSHMORËVE TË KOMBIT, ne do të nderojmë më të dashurit tonë, Dëshmorët e Kombit, në ditën e tyre. Por, jo siç do të dëshironim, për shkak të rrethanave të krijuara pas krizës pandemike.
Homazhet bëhen me sa vijon:
– Në të gjitha varrezat e Dëshmorëve, në komunën e Pejës nga qytetarët që janë banorë të lokacionit ku janë varret e Dëshmorëve.
– Homazhet te Obelisku i Dëshmorëve të Komunës së Pejës dhe Shtatorja e heroit Shkëlzen Haradinaj në qendër të qytetit Pejë.
– Nuk ka orar të caktuar për homazhe, qytetarët të bëjnë homazhe sipas mundësive të daljes së tyre, në bazë të rregullave të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë.
– Rregullat që ju lusim të i zbatoni gjatë homazheve janë: distanca 1.5 metra dhe vendosja e maskave mbrojtëse.
Lavdi e përjetshme Heronjve, Dëshmorëve dhe Martirëve të Lirisë
Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Rroftë Kombi Shqiptar”, thuhet në njoftimin e Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …