SHFD-UÇK në Pejë e dënon ashpër aktin e shëmtuar të vjedhjes së kujtimeve të mbetura nga lufta të heroit Agim Qelaj

SHFD-UÇK në Pejë e dënon ashpër aktin e vjedhjes së kujtimeve të mbetura nga lufta të heroit Agim Qelaj

Është thyer dhe vjedhur shtëpia e familjes së dëshmorit të UÇK-së, Agim Qelaj. Për këtë, ka reaguar edhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, dega në Pejë, e cila e dënon ashpër aktin e shëmtuar të vjedhjes së kujtimeve të mbetura nga lufta çlirimtare, të heroit të Kosovës. ”Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, dega në Pejë, dënon ashpër aktin e shëmtuar të vjedhjes së kujtimeve të mbetura nga Lufta Çlirimtare, të Heroit të Kosovës Agim Qelaj. Bëjmë thirrje te organet e rendit, që të zbulojnë sa më shpejt rastin dhe që gjërat me aq shumë vlerë për historinë e Luftës Çlirimtare, t’i kthehen familjes”, thuhet në reagimin e kryetares së SHFD-UÇK-së në Pejë, Safete Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …