SHFD-UÇK-së dega Vushtrri: Ka ndërruar jetë Nënëlokja Rrahime Avdulli

Sot në moshën 85 vjeqare ka ndërruar jetë Nënëlokja Rrahime Avdulli,nga Duboci i Vushtrrisë, nëna e Dëshmorit SAHIT MURSEL AVDULLI, të UÇK-së ZOD . Brigada 114 Fehmi Lladrovci dhe martirit ZENUN MURSEL AVDULLI
Kjo Nënë ja kishte dhënë besën djemëve se nuk do të derdhte një pikë loti nëse do të jepnin jetën për liri!
Për 24 vjet me radhë askush nuk i kishte parë asaj nëne një pikë lot në sy.
Jetoi me krenari për të bijtë DËSHMOR e MARTIR
Dhe u mbajt tamam si HEROINË.
Dhe jetoi si heroinë derisa zemra e saj pushoi së rrahuri.
Varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në Duboc-Vushtrri prej orës 17:00.
Ngushëllime familjes Avdulli, nga Duboci i Vushttrisë ,familjes së dajve Gashi nga fshati Kryshevc i Skenderajit, farefisit dhe të gjithë atyre që e nderuan dhe e respektuan sa ishte gjallë!
I përhershëm qoftë kujtimi për Nënën e HEROIT dhe MARTIRIT
SHFD-UÇK-së dega Vushtrri
Gezim Zuçaku

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …