SHFMU “Bajram Curri” në Drenoc mori një donacion nga KFOR-i në pajisje të teknologjisë informative

Komanda e rajonit perëndim e KFOR-it, i ka dhuruar sot SHFMU ”Bajram Curri” në Drenoc të Komunës së Malishevës, një donacion në pajisje të teknologjisë informative, përkatësisht 15 llaptop dhe 2 projektor, për nevoja të kabinetit të informatikës dhe për lëndën e teknologjisë informative. Në ceremoninë e dhënies së këtij donacioni, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, komandanti i Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, koloneli Mario Bozzi, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim (DAE) në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi. Me këtë rast, kryetari Kastrati, e ka falënderuar KFOR-in për këtë donacion me rëndësi për këtë shkollë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komunën e Malishevës, në të gjitha fushat. Edhe drejtoresha e DAE, Arbëreshë Krasniqi, e ka falënderuar KFOR-in për këtë donacion shumë domethënës, ndërsa ka kërkuar nga nxënësit, që ta shfrytëzojnë maksimalisht kabinetin e ri të informatikës, për mësim nxënie. Edhe komandanti i komandës rajonale perëndimore të KFOR-it, koloneli Mario Bozzi, ka shprehur kënaqësinë e tij për realizimin e këtij donacioni, i cili është pjesë e programit të përkrahjes në sistemin e arsimit në Kosovë, si dhe e ka falënderuar komunën për bashkëpunimin e mirë, përderisa ka bërë të ditur se përkrahja e KFOR-it nuk do të mungoj edhe në të ardhmen. Kryetari Kastrati dhe drejtoresha Krasniqi, në fund të këtij aktiviteti kanë ndarë mirënjohje për kolonelin Bozzi dhe komandën rajonale perëndim të KFOR-it, për donacionin e pajisjes së kabinetit të informatikës për këtë shkollë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …