Komuna e Junikut i njofton nxënësit, Personel Arsimor dhe Prindër se, Task Forca në kuadër të shkollës fillore dhe e mesme e ulët “Edmond Hoxha” në Junik, ka mbajtur takim emergjent, për të vlerësuar situatën epidemiologjike dhe analizuar trendin e rritjes së rasteve të infektimit me Virusin COVID-19, të personelit arsimor dhe nxënësve, të konfirmuara në shkollën fillore dhe e mesme të ulët “Edmond Hoxha”. Task Forca në kordimin me Komunën e Junikut, ka vendosur që nga data 21.01.2022, deri me datë 28.01.2022, mësimin kjo shkollë ta zhvilloj sipas Skenarit C (mësimi online) .