SHFMU “Fehmi Agani” në Turjakë shënoi ditën e shkollës

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët (SHFMU) “Fehmi Agani” në Turjakë të komunës së Malishevës, shënoi ditën e shkollës me një ceremoni të veçantë të organizuar. Në këtë ngjarje, ishin të pranishëm Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim (DAE), Arbëreshë Krasniqi, si dhe asamblistët Rukije Bytyçi dhe Driton Kastrati. Kryetari Kastrati, në fjalën e tij përshëndeti nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Fehmi Agani”, duke theksuar rëndësinë e arsimit për zhvillimin e vendit. Ai premtoi mbështetje të vazhdueshme për sistemin arsimor, duke përmendur investimet në objektet shkollore, efiqiencë të energjisë, edukimin e hershëm dhe në programin e asistencës për fëmijë me nevoja të veçanta. Nga ana tjetër, drejtoresha e DAE, Arbëreshë Krasniqi, falënderoi qeverinë komunale për përpjekjet në infrastrukturën shkollore, duke theksuar projekte të reja që po ndërtohen për të rritur cilësinë e arsimit në Malishevë, por edhe duke  realizuar projektin e madh të “Malishevës urbane”. Drejtori i shkollës, Agron Zogaj, shpalosi sukseset dhe përparimet e shkollës “Fehmi Agani” që prej pavarësimit, duke vlerësuar kontributin e nxënësve në garat kombëtare dhe të komunitetit. Ceremonia u përfundua me një program kulturor dhe artistik, ekspozita në pikturë, si dhe shpërblime për nxënësit dhe mësimdhënësit më të dalluar të shkollës. Në mbyllje, u falënderuan donatorët për mbështetjen e tyre në zhvillimin e aktiviteteve të shkollës.

May be an image of 6 people, people performing martial arts and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …