SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë ka shënuar ditën e shkollës, në prag të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit Ibrahim Mazreku

SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë ka shënuar ditën e shkollës, në prag të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit Ibrahim Mazreku, emrin e të cilit mban kjo shkollë. Gjatë këtij shënimi, janë prezantuar të arriturat dhe rezultatet e këtij viti shkollor, si dhe historiku i saj. Në këtë ngjarje morën pjesë drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim (DAE) në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, drejtorë të qeverisë komunale, zyrtarë të DAE, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, kryetari i KBI në Malishevë, Sead Paçarizi, nxënës, mësimdhënës dhe prindër.

Në fjalën e saj, drejtoresha e DAE, Arbëreshë Krasniqi, uroi të pranishmit me rastin e ditës së shkollës dhe përgëzoi për arritjet e shkollës, jo vetëm për këtë vit shkollor. Ajo shprehu mirënjohje për veteranët e arsimit dhe foli për dëshmorin Ibrahim Mazreku, për veprën e tij dhe të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. “Falë gjakut të derdhur dhe sakrificës sublime të të gjithë dëshmorëve të kombit, ne sot punojmë, gëzojmë, festojmë dhe shënojmë këto data me rëndësi,” theksoi Krasniqi.

Drejtoresha e shkollës, Rrezartë Mazreku-Kastrati, prezantoi historikun e shkollës dhe rezultatet e arritura, duke falënderuar të gjithë për punën e bërë, jo vetëm në mësimdhënie, por edhe për bashkëpunimin e mirë me prindërit dhe institucionet, përfshi drejtorinë e arsimit dhe stacionin policor.

Në fund, nxënësit e shkollës, të drejtuar nga mësimdhënësit e tyre, prezantuan një program të pasur kulturor dhe artistik. Gjithashtu, u përuruan dy vepra letrare të krijuara nga nxënësit e kësaj shkolle.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …