SHFMU- “ Ibrahim Mazreku” në Malishevë, shënoi dy përvjetorë

SHFMU- “ Ibrahim Mazreku” në Malishevë, shënoi dy përvjetorë

Sot në Malishevë, SHFMU- “ Ibrahim Mazreku” shënoi dy përvjetorë. Fillimisht u bënë nderime dhe u vendosën lule, para bustit të dëshmorit “ Ibrahim Mazreku”, nga kolektivi i shkollës, ku mori pjesë edhe Zëvendës Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Mazreku. Kjo shkollë  shënoi dy përvjetorët e saj, 20 Vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit “ Ibrahim Mazreku” dhe  Ditën e shkollës. Në këtë manifestim të pranishëm ishin përfaqësues nga Institucionet lokale e qendrore të Republikës së Kosovës. Për  historikun e shkollës dhe për dëshmorin Ibrahim Mazreku, foli drejtori i shkollës, Januz Mazreku, i cili paraqiti edhe të arriturat e kësaj shkolle në procesin e rregullt edukativo- mësimor si dhe  në garat dhe aktivitetet e ndryshme, në nivel komune, republike dhe jashtë vendit.

Në fjalën e tij Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj  ndër të tjera theksoi.” Sot për, familjen, bashkëluftëtarët e Ibrahimit, kolektivin e shkollës, nxënësit dhe qytetarët malishevas, është një ditë e veçantë, në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit ‘Ibrahim Mazreku’,sepse sa herë binin dëshmorët  në fushëbeteja për çlirimin e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, fuqizohej dhe merrte aksione kundër ushtrisë serbe dhe paramilitarëve serb, me objektivin që gjakun e dëshmorëve dhe amanetin e tyre ta bëjnë realitet sa më parë, pra çlirimin e Kosovës. Në vazhdim  të fjalës uroi, që mësimdhënësit të punojnë edhe më shumë, pasi kushtet i kanë shumë të mira e nxënësit të lexojnë për veprimtarinë e dëshmorëve që ua sollën Lirinë, se vetëm me punë, Kosova shkon drejt Evropës”, përfundoi Begaj. Sot, lajmin  më meritorë,  për familjen e dëshmorit ‘Ibrahim Mazreku’, e kumtoi, Kryetari i SHDL-së së UÇK-së dega në Malishevë, Metush Kryeziu, ku tha. “Që nga sot dëshmori ‘Ibrahim Mazreku”, është shpallur  hero i Kosovës nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi, që neve bashkëluftëtarëve, familjen dhe qytetarët malishevas i bënë të ndihen krenar dhe obligues për vendin e vet të punojnë, ashtu si e deshën dëshmorët”.

Në fund,  nxënësit e shkollës shfaqën  një program kulturo- artistik, ku dominonte tematike e poezive dhe këngëve patriotike për dëshmorët dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …