leoni

SHFMU ” Isa Boletini” në Rahovec organizon fushatë kundër pirjes së duhanit

Në kuadër të “Ditës Botërore Kundër Pirjes së Duhanit”, SHFMU ” Isa Boletini” në Rahovec, në bashkëpunim me QKMF ” Fahredin Hoti “, kanë organizuar fushatë kundër pirjes së duhanit, të cilën temë para nxënësve e ligjëroi Dr. Qazim Cana, koordinator në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare.

Lidhur me temën ” Arsyeja e tymosjes së duhanit dhe metodat për lënien e tij”, Cana thotë para nxënësve se duhani është vdekjeprurës, i cili më së shumti dëmton mushkëritë e njeriut duke shkaktuar cirozën, shkakton sëmundjet e zemrës, duke mbyllur kapilaret për shkak të katranit i cili është përmbajtës i duhanit me nikotinën.

Në vazhdim, Cana thotë se qëndrimi i prindërve ndaj fëmijëve është shumë i rëndësishëm në parandalimin e pirjes së duhanit. Rreziqet janë të shumta nga pirja e duhanit, vdekshmëria e hershme, vartësia ndaj duhanit, rritja e vdekshmërisë nga karcinomi, rrezikohen shtatzënat, dhe në qarkullimin e gjakut.

Në fund, Cana u rekomandoi nxënësve të largohen nga ambientet ku po pihet duhani, kurse nxënësit të cilët ishin prezent, treguar njohuritë të konsideruara për dëmet që shkakton pirja e duhanit.

Në kuadër të fushatës, janë lexuar esetë me temën kundër pirjes së duhanit, si dhe janë ekspozuar vizatime me këtë temë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …