SHFMU ” Rifat Berisha” kremtoi ditën e shkollës

Në këtë të kremte të dyfishtë për ditën e shkollës dhe rënien e patriotit Rifat Berisha, 73 vite më parë, e para e arsimit malishevas, Arbëreshë Krasniqi, tha.” Sot ju e nderuara familja Berisha bashk me nxënës, mësimdhënës dhe komunitetin,  keni festë të madhe, sepse po shënoni ditën e shkollës dhe nderoni patriotin e çështjes kombëtare, Rifat Berishën, që ishte drita e kombit për ta bërë Shqipërinë, dhe vazhdoi,  ”ne jemi këmbëngulës për ta bërë ta pavarur Kosovën, sepse këmbëngulës ishin luftëtarët dhe dëshmorët e kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndër brezave më parë për çështjen kombëtare, sepse ata dje luftuan, që ne të jemi të bashkuar, sot ne synim e kemi ngritjen e cilësisë në mësim, që si malishevas t’i qojmë përpara proceset e mëdha kombëtare e arsimore, për të cilën dhanë shumë jetë  e mund njerëzit tanë, këtu përpara shohë nëna të cilat me buzëqeshjet e tyre, janë vetë sinonimi i lirisë, prandaj apeloi te të gjithë për punë dhe angazhim që nxënësit tanë të janë krahas të tjerëve në rajon e më gjerë” përfundoi Krasniqi. Edhe drejtori i shkollës, Esheref Berisha dhe Lulzim Gegaj, folën për  figurën e Rifat Berishës, njëherit  për më të dalluarit u ndanë mirënjohje, kurse drejtoresha e Drejtorisë për Arsim  dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, nderoi me  panon e shkollës së parë kombëtare, familjen Berisha dhe shkollën. Nxënësit dhanë program të pasur artistik, në fund u  nderuan vëllezërit Berisha  dhe u vendosen lule në varrezat ku pushojnë, në Berishën e lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …