SHIL e UÇK-së kundërshton vendimin e kryeministrit Hoti, lidhur me furnizimin dhe rregullimin e protezave për Invalidët

SHIL e UÇK-së kundërshton vendimin e kryeministrit Hoti, lidhur me furnizimin dhe rregullimin e protezave për Invalidët

Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së e kundërshton vendimin e Kryeministrit nr.70/16 datës 03.02.2021 të ortopedisë në SHSKUK që ta bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave  për Invalidët e Luftës së UÇK-së.  I bëjmë thirrje z. Avdullah Hoti, ta shqyrtojë vendimin e lartpërmendur sepse ne mendojmë dhe jemi shumë të sigurt qe Klinikat tona nuk kanë kapacitete teknike që ta bëjnë një gjë të tillë, madje nuk kemi as specialist të kësaj fushe. Qasja e juaj kryeministër karshi invalidëve të luftës është gabim sepse buxhet i shtetit nuk duhet të tkurret në protezat e atyre që i lanë gjymtyrët e trupit në luftë.

Kemi ushtarë të UÇK-së që i ka humbur dy këmbët e tij mbi gju dhe kanë nevojë për dy proteza, kemi invalid që në lufte i ka humbur dy sytë dhe tash kane nevojë për dy proteza të syve, invalid të tillë i kemi mbi 100 persona, qe kanë nevojë për proteza. Protezat e Invalidëve janë blere jashtë Kosovës  dhe mbulimin e shpenzimeve e kanë bërë gjithmonë Qeveritë,  andaj kryeministër shqyrtoje vendimin për protezat përndryshe këta invalidë me gjymtyrët e humbura në luftë dhe protezat e amortizuara, do të protestojnë  javën që vjen para zyrave tuaja.

Sekretari i SHIL të UÇK-së, Enver Krasniqi

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …