Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, ka reaguar pas arrestimeve të kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Ngucati dhe nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. Shoqatat e dala nga Lufta si gjithmonë janë në përkrahje të çlirimtarëve ngase lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër. “Ata të cilët do të duhej të burgoseshin dhe të kanoseshin janë ushtarët, policët dhe paramilitarët serb të cilët enden të lirë edhe pas gjithë atyre krimeve që kanë kryer në Kosovë. Misioni i EULEX-it nuk ka mandat për të kryer arrestime të tilla, qëllimi i tyre i vetëm është që të japin spektakle dhe gjoja të na frikësojnë.Por deri tani asnjë çlirimtar nuk i është frikësuar drejtësisë. Jemi krenar me luftën që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, thuhet në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …