Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së përmes komunikate për media ka reaguar në lidhje me ndryshimet e bëra në Udhëzimin Administrativ MF-NR.03/2019 për procedurat e realizimit të të drejtave në lehtësimet doganore dhe tatimore për invalidët e luftës. Kjo shoqatë e cila e cila drejtohet nga kryetari Fadil Shurdhaj, ka theksuar se është e pakënaqur me ndryshimet e bëra në këtë udhëzim administrativ. “Udhëzimi Administrativ i hartuar nga Ministria e Financave nuk ka bërë asnjë lehtësim për invalidët e luftës së UÇK-së dhe kjo dëshmohet me nenin 7 ku parashihet dëshmimi i statusit të invalidit të luftës në paragrafin 1, nënparagrafi 1.3 dhe 1.4 në të cilën kërkohet që invalidi i luftës të posedojë patentën e shoferit për të përfituar lehtësimet doganore dhe tatimore për automjete. Kjo dispozitë ligjore e nenit 7 është diskriminuese dhe shkel vazhdimisht rëndë të drejtat e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, pasi që Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së ka 70 anëtarë me shkallën e invaliditetit mbi 81 për qind, çka do të thotë se janë të paaftë për t’u pajisur me patentshoferë, janë të paaftë për vozitje dhe kanë përcjellës të cilët paguhen nga Qeveria e Republikës së Kosovës për t’u kujdesur dhe për të përcjellë invalidët”, është thënë në reagimin e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …