Shirat e dendur në Turqi kanë shkaktuar përmbytje e rrëshqitje masive të dheut dhe viktima të shumta. Medit turke njoftojnë se deri më tani janë raportuar 57 viktima ndërkohë që ekipet e kërkim shpëtimit janë duke u përpjekur t’i gjejnë personat që rezultojnë të zhdukur. Në mbarë zonën janë evakuuar rreth 2 mijë e 300 persona para dhe gjatë përmbytjeve, disa janë marrë me helikopterë nga çatitë e banesave. Shumë të tjerë kanë gjetur strehim të përkohshëm nëpër konvikte. Duke folur për këto përmbytje, shkencëtarët kanë thënë se këto janë pasojë e ngrohjes globale por edhe i dëmtimit të drejtpërdrejt të mjedisit nga njeriu. ekspertët në Turqi thonë se një rol të madh kanë luajtur edhe ndërhyrjet në shtretërit e lumenj dhe shfrytëzimi i parregullt për material ndërtimi, gjë që i bën përmbytjet edhe më të rrezikshme. Gjeologët kanë tërhequr vërejtjen se aty ku dëmet kanë qenë më të rënda, ndërtimet kanë sjellë ngushtimin e shtratit të lumit dhe të luginës ku përhapen ujërat gjatë përmbytjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …