,,Këtë vit e filluam me pandemi e po e përmbyllim me vërshime”, kështu tha kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj i cila shtoj se, kjo javë na sjelli shumë telashe, me mungesë të energjisë elektrike si pasoj e reshjeve dhe erërave të forta. Shirat që po vazhdojnë edhe tani kanë shkaktuar vërshime në tërë komunën e Deçanit. Kryetari Ramosaj ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, të jenë aktiv në tejkalimin e kësaj situate.
Mirënjohës për ekipet e shumta që janë duke operuar në teren që kjo situatë të tejkalohet sa ma lehtë, tha mes tjerash kryetari Ramosaj.