Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj së bashku me stafin e drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe me Përfaqësues të Kompanisë që po i kryen punimet në rrugën e re në Shirokë, ka shikuar mundësinë e ndërtimit të shtegut të biciklistave për gjatë rruges se re ne Shirokë. Kryetari Muharremaj ka arritur që të bëjë të mundur rregullimin e këtij shtëgu dhe së shpejti Shiroka do të bëhet me shtegun e biciklistave.