Shiu dhe erërat kanë shkaktuar disa dëme në Komunën e Malishevës

Erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme dhe shiu i pandërprerë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht dëme në kulme të objekteve. Ekipet përgjegjëse janë në terren që nga nata e mbrëmshme dhe gjatë ditës së sotme, në mbikëqyrje të situatës. Përveç dëmeve nga erërat edhe reshjet deri më tani një rrugë paraqet rrezik në qarkullim, ndërsa rrugët tjera janë të hapura. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme, kanë shkaktuar dëme në disa objekte, kryesisht në kulme, të mbuluara me llamarinë, ndërsa gjendja e rrugëve është e mirë dhe aktualisht vështirësi në qarkullim ka vetëm në rrugën “Hamdi Berisha” në Malishevë. Sipas drejtorit Shala, drejtoria me të gjitha njësitë përgjegjëse është në gatishmëri në rast të nevojës për reagim apo për t’iu dalë në ndihmë kujtdo që ka nevojë.

Mund të jetë një imazh i pemë, rrugë, qiell dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …