Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme në disa pjesë të Skenderajt

Shiu i rrëmbyeshëm dhe me stuhi që ka rënë gjatë fundjavës në Skenderaj ka shkaktuar dëme në disa lokacione të Skenderajt. Lakocionet më të dëmtuar janë Lagjja 3 në dy vendbanime, një pjesë e Lagjes 6 dhe disa dëme të vogla në disa fshatra. Edhe në disa rrugë të qytetit të Skenderajt si pasojë e reshjeve në sasi të madhe të shiut ka pasur pengesa në qarkullim për shkak të  grumbullimit të baltës dhe materialeve të forta që ka sjellë uji i rrëmbyeshëm. Më një herë pas reshjeve ekipet emergjente kanë dalë në terren për të vlerësuar situatën e krijuar. Sipas vlerësimeve të bëra, vetëm në Lagjen 3 uji ka shkaktuar dëme në 40 ekonomi familjare, ku përfshihen shtëpitë, objektet tjera përcjellëse, vetura, makina bujqësore, kopshte, kafshë shtëpiake dhe shpezë. Gjatë ditës menjëherë janë pastruar edhe disa rrugë të qytetit të cilat ishin mbuluar nga balta. Rrugët “Sala e Hamit Jashari”, “Fehmi e Xhevë Lladrofci” dhe “28 Nëntori”. Edhe nga disa fshatra janë raportuar dëme kryesisht në rrugët dhe në prona bujqësore. Sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike, gjatë gjithë ditës ekipet kanë punuar për të evidentuar dëmet kryesisht në qytet. Një vlerësim i përgjithshëm për dëmet e shkaktuar do të bëhet në ditët në vijim pasi të mblidhen të gjitha të dhënat për dëmet e shkaktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …