SHKA “Jonuz Ramadani” nga Smira fituese e çmimit special në Festivalin mbarëkombëtar “Oda Dibrane “ të Peshkopisë

Anëtarët e Shoqërisë Kulturore Artistike “Jonuz Ramadani” nga Smira e Vitisë, me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme me rite dasmash nga treva e Karadakut, janë vlerësuar me notën më të lartë nga juria profesionale e Festivalit mbarëkombëtar “Oda Dibrane” që u mbajt në Peshkopi nga 18 deri më 20 tetor. Në këtë Festival ku morën pjesë ansamble dhe grupe të ndryshme nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, SHKA “Jonuz Ramadani” është vlerësuar lartë për programin më tradicional, gjë që i është përgjigjë edhe karakterit të Festivalit, ka thënë përgjegjësi i sektorit për kulturë Ismet Sejdiu. Për suksesin e arritur të kësaj shoqërie, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka organizuar një pritje për udhëheqësit e saj, të cilët i ka inkurajuar për punë dhe u ka premtuar mbështetje të mëtejshme drejtë sukseseve të tjera. “Jam tejet i kënaqur me këtë të arritur të SHKA “Jonuz Ramadani” si dhe kjo na obligon që mbështetjen tonë ta fuqizojmë edhe më tej”, ka thënë kryetari Haliti. Ndërkaq, udhëheqësit e shoqërisë nga Smira, çmimin special të Festivalit “Oda Dibrane” ja dedikuan kryetarit Sokol Haliti dhe Institucioneve komunale. Kryetari i kësaj shoqërie Muhamet Maliqi, ka theksuar se SHKA “Jonuz Ramadani”, po konstituohet përditë e më shumë dhe suksesi i arritur në Peshkopi, është një tregues se anëtarët e kësaj shoqërie premtojnë shumë. Maliqi ka falënderuar për mbështetje Institucionet komunale të Vitisë, respektivisht Drejtorinë e Kulturës, që ka mundësuar pjesëmarrjen në festivalin “Oda Dibrane”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …