SHKA “Zëri i Llapushës”, fitues e katër çmimeve në festivalin “Folk Klosi 2018”

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, kanë pritur në një takim SHKA “Zëri i Llapushës”, të cilët kanë marrë katër çmime në festivalin e folklorit, të organizuar nga Bashkia e Klosit, në Shqipëri. Begaj e Berisha, i kanë uruar për suksesin treguar në këtë festival mbarëkombëtar të folklorit.

Paraqitja dhe prezantimi i këngëve dhe valleve tradicionale nga treva e Llapushës, ka bërë që SHKA “Zëri i Llapushës”, të zë vendin e dytë në këtë festival, ndërsa ka marrë edhe katër çmime tjera, si çmimin e publikut, që e mori Festim Mazreku, pastaj, çmimin e valltarit më të mirë, Murtez Shala dhe çmimin e karrierës, që e mori Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …