Numri i punëkërkuesve të regjistruar ka arritur në 100 mijë në vitin që e lamë pas, ndërsa brengosëse mbetet çështja e punësimit të tyre. Shqetësuese është fakti që në mungesë të punësimit adekuat, qytetarët e Kosovës dalin nëpër rrugë që të kërkojnë punë, sidomos për sektorin e ndërtimtarisë. Sipas rezultateve të Agjencisë së Statistikave, në vitin 2018 shkalla e papunësisë ishte 30.7%. Papunësia më e theksuar ishte tek femrat me 34.8%, krahasuar me meshkujt, 29.5%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 55.0%. Sipas statistikave , fuqia joaktive është mjaft e lartë me 58.0 %, me fokus të veçantë te femrat me 80.7 %, krahasuar me meshkujt, 35.3%. Prej 100 mijë punëkërkuesve janë trajtuar rreth 11 mijë punëkërkues, ndërsa 6659 janë punësuar ndërsa 4957 të tjerë janë trajnuar profesionalisht, thot ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …