leoni

Shkallën e papunësisë në Kosovë po e ulë emigrimi dhe jo hapja e vendeve të punës, sikur propagandon Qeveria

Shkallën e papunësisë në Kosovë po e ulë emigrimi dhe jo hapja e vendeve të punës sikur propagandon Qeveria. Ekonomisti, Edison Jakurti,  ka deklaruar se papunësinë në Kosovë nuk po e zvogëlon zënia me punë, por atë  po e zvogëlon emigrimi në vendet e Evropës. Tërë analiza mund të bëhet duke supozuar që nuk ka ndodhur ndonjë “inxhiniering”  i të dhënave, por ato janë të vërteta. Përderisa në 3 vitet e fundit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës  numri i të papunënëve është zvogëluar për mbi 73 mijë, numri i të punësuarve është rritur për rreth 35 mijë. Kështu duket se më pak së gjysma e të papunësuarve mund të jenë punësuar. Çka ka ndodhur me më shumë se gjysmën tjetër? Ose janë bërë joaktiv – pra kanë hequr dorë së kërkuari punë në Kosovë, ose tashmë janë larguar nga Kosova. Kjo shihet qartë te numri i popullsisë joaktive që është rritur për mbi 32 mijë, dhe nga numri i përgjithshëm i popullsisë në moshë pune, i cili për 3 vite është zvogëluar për rreth 6 mijë, ka thënë ekonomisti Edison Jakurti, në një analizë të tij duke u bazuar  në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Të ruajmë aleancat për të mos përsëritur historinë

Lideri i AAK-së dhe ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj, ka theksuar sot në …