Lëvizja Vetëvendosje përmes një video, me agresivitet, urrejtje e zemërim e ka kritikuar opozitën, (e vetëdijshme për ngërçin dhe kolapsin që po e pret), duke ripërsëritur si çdoherë se për 20 vjet rresht në Kosovë kanë qeverisur ata të cilët i quan “shkatërruesit e shtetit” që nuk dashkan ta shohin Kosovën mirë. Kjo video shfaqet në ditën kur grevat janë pezulluar dhe mësimi ka filluar, por Qeveria e Kosovës nuk ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit. Në video shfaqet edhe fytyra e ish-kryeministrit Isa Mustafa, që është tërhequr nga skena politike, ish-kryeministrit tjetër, Ramush Haradinaj, Behxhet Pacolli, pastaj shihen foto inserte të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Fatmir Limajt e të tjerëve. Në videon e Vetëvendosjes ku janë apostrofuar ish-funksionarët, për gjoja shkatërrimin e shtetit, pavarësisht se disa prej tyre ishin shtet-formuesit e shtet-ndërtuesit nuk është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari, e cila ka qenë pjesë pushteteve të kaluara, pasi ajo tani është me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …