Në raportin nëntëmujor të Radiotelevizionit të Kosovës, të paraqitur në Komisionin për Buxhet dhe Financa, janë vërejtur shumë abuzime të rënda si, rritja pa ndonjë arsyetim të numrit të punëtorëve, tejkalimi prej 25 për qind i buxhetit për mallra dhe shërbime, mosrealizimi i investimeve kapitale dhe rritja e mëditjeve e lëshime të tjera. Gjatë kësaj mbledhjeje, me gjithë vërejtjet dhe kritikat e shumta që iu bënë këtij raportit nga anëtarët e Komisionit, nga pozita ashtu edhe nga opozita, me 5 vota për dhe 4 kundër u aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave për transferim të 1.7 milionë eurove nga buxheti i Kosovës për RTK-në për periudhën 1 tetor-30 nëntor. Dyshime të shumta u ngritën te tejkalimi i buxhetit për shërbime, duke thënë se “RTK-ja po blen programe nga punëtorët e vet”. Raporti vë në pah se është rritur numri i të punësuarve me kontratë të rregullt nga 741 në 766 veta.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …