Shkelqim Millaku

Shkëlqim Millaku: Të lejohet legjitimiteti i gjuhës shqipe në Maqedoni!

Në Maqedoni nuk është problem dygjuhësia, por vullneti i mirë politik për ta respektuar të drejtën elementare të shoqërisë shqiptare.

Gjuha shqipe është familje në vete.

Maqedonishtja është familje në vete.

Në aspektin e historisë së tyre janë krejtësisht degëzime të pavarura.

Gjuha shqipe mbi dy mijë e njëqind vite ka bërë rezistencë. Gjuha shqipe dhe populli shqiptar janë autokton. Z. President dhe Z. Kryeministër, urojmë diplomatët, gjuhëtarët dhe historianët tuaj të ju kanë informuar dhe përshkruar drejt për prejardhjen e gjuhës shqipe (gjuhëve), por edhe të popullit dhe të gjuhës suaj.

Duke u bazuar në “Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, në “Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore dhe në Protokollet e saj, Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare, dhe duke pasur parasysh Rekomandimet e Hagës lidhur me të drejtat e shkollimit të pakicave kombëtare dhe Rekomandimet e Oslos lidhur me të drejtat gjuhësore të pakicave kombëtare, Udhëzimet mbi përdorimin e gjuhëve minoritare në mediat transmetuese, si dhe me qëllim që të rregullojë përdorimin e gjuhëve”, ne, qytetarët, diplomatët dhe politikanët shumicë të shteti të Republikës së Kosovës kemi respektuar dhe lejuar të drejtën elementare të pakicave për përdorimin e gjuhës amtare. Shteti i Maqedonisë do të ishte mirë ta pranonte modelin e veprimit të shtetit të Kosovës.

Neni 5 i Kushtetutës se Republikës së Kosovës dhe Neni 2 i “Ligjit për përdorimin e gjuhëve” zyrtare në Kosovë kanë paraparë se gjuhët zyrtare që kanë status të barabartë në Kosovë janë gjuha shqipe dhe serbe.

Neni 2.3 i “Ligjit për përdorimin e gjuhëve” paraqet këtë mendim: “Në komunat e banuara nga një bashkësi, gjuha amtare e të cilës nuk është gjuhë zyrtare dhe e cila përbën sё paku 5 përqind të popullsisë së përgjithshme të asaj komune, gjuha e asaj bashkësie do tё ketë statusin e gjuhës zyrtare në atё komunë dhe do përdoret barabartë me gjuhët zyrtare. Mirëpo, Neni 2.4. i po këtij ligji paraqet këtë mendim: “Në ato komuna ku jeton një bashkësi, gjuha amtare e së cilës nuk është njëra nga gjuhët zyrtare në Kosovë dhe e cila përfaqëson më shumë se tre (3) përqind të popullatës së përgjithshme të komunës, gjuha e asaj bashkësie do të ketë statusin e gjuhës në përdorim zyrtar në atë komunë dhe do të jetë në përdorim të barabartë në pajtim me dispozitat e përcaktuara në nenin 8 të këtij ligji”. Mendimet e paraqitura të Nenit 2.3 dhe 2.4 krijon hapësirë për t’i interpretuar në variante të ndryshme.

I nderuar President i Republikës së Maqedonisë z. Gjorge Ivanov, veprimet modeste të shtetit të Kosovës në shikim të parë, edhe për ne ishin të papranuar, por respektuam të drejtën elementare të shoqërisë, e drejtë e cila garantoi stabilitet human dhe qëndrueshmëri shtetërore dhe shoqërore.

Gjuha shqipe është ndër gjuhët më të vjetra të familjes së  gjuhëve indoeuropiane. Gjuha shqipe krahasohet paralelisht dhe ndonjë rast edhe para greqishtes së vjetër dhe latinishtes. Mendimin në fjalë e kanë dëshmuar studiuesit serioz dhe teoritë e tyre tashme janë të pranuar.

Prandaj, lejimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni nuk do të jetë dobësi, as për Ju dhe as për popullin tuaj, por do të jetë nderi i krenarisë suaj si President dhe Kryeministër. Nuk do të ju krijon dygjuhësi.

President dhe Kryeministër i nderuar, qytetarët e shteti tuaj, në zgjedhjet e fundit treguan pjekuri humane dhe demokraci të shtuar.

Shteti juaj, bashkërisht më gjithë shoqërinë tuaj, meritojnë të integrohen shumë më shumë me shtetet fqinje dhe më gjerë.

Ndërtoje shtetin! Shpëtoje popullin. Respekto vlerat humane. Uleni tensionet. Lejoni legjitimitetin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në nivel shteti!

Kjo rrugë do të garanton humanitet shoqëror dhe shtet më vlera stabile.

Sot, rrugët po na bashkojnë, por duhet të na bashkojnë edhe veprimet humane.

Populli shqiptar në Maqedoni nuk është pakicë!

Dygjuhësia “bilinguizmi”nuk është problem dhe nuk ka keqkuptime të komunikimeve ndërmjet shqipes dhe maqedonishtes!

Shqipja në vitet e 50-ta në Maqedoni ishte gjuhë zyrtare!

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …