Shkëlqim Shehu: Çdo gjë e shkruar nuk është e harruar, - Polifonia në vitet e tranzicionit

Shkëlqim Shehu: Çdo gjë e shkruar nuk është e harruar, – Polifonia në vitet e tranzicionit

( Në Muzeun Historik përurohet libri i autorit, Yzeir Llanaj, “Historiku i Shoqatës Polifonia  Shqiptare”, redaktuar me shumë kujdes nga gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur z. Albert Zholi)

Ishte pikërisht dita e fundit e muajit prill, kur “Shoqata Polifonia Shqiptare”, “Shoqata Atdhetare Mallakastra” si gjithmonë së bashku organizuan në sallën e madhe të Muzeut Historik Kombëtar promovimin e këtij libri kaq të bukur. Në këtë sallë bujtën për të ndjekur aktivitetin dashamirësit e polifonisë shqiptare, intelektualë të shquar, muzikantë, dirigjent, kompozitorë, studiues të muzikës, kritikë arti, poet dhe shkrimtarë, një publiku i mrekullueshëm i cili bashkudhëton jeton me Polifoninë nëpër breza. Salla “UNESCO” ishte tejmbushur për të ndjekur veprimtarinë. Ishin të gjithë ata që në vite kanë ndjekur këtë Shoqatë por dhe e kanë inkujaruar për të ecur të sigurtë në ruajtjen dhe transmetimin e kësaj vlere të pashoqe të këngës shqiptare. Promovimi i librit si një botim shpirtëror, mori vëmendjen e gjithë të pranishmeve që kishin mbushur sallën, ku në rreshtat e parë na nderonin me pjesëmarrjen e tyre personalitete të larta të artit dhe kulturës, intelektual me emër si , Zhani Ciko “Mjeshtër i Madh” , Aleksandër Lalo “Mjeshtër i Madh”, Ermir Dizdari “Mjeshtër i Madh”, Prof. Dr. Ago Nezha “Mjeshtër i Madh”, Prof. Roland Cene, Daut Gumeni, Albert Habazaj, Fatmir Shehu, Tartar Bazaj, Kastriot Mucaj, si dhe mbështetësi, iniciuesi i veprimtarisë, avokati i mirënjohur Idajet Beqiri dhe Shkëlqim Gaxhaj të cilët mundësuan dhe zhvillimin e këtij aktiviteti të mrekullueshëm.

Ky event do të thotë dhe një vëmendje më shumë ndaj librit për lexuesin, pasi çdo gjë e shkruar nuk është e harruar. Fjalët plot pasion dhe tepër shkencore të “Mjeshtër i Madh” Prof. Zhani Cikos për muzikën kryesisht për Polifoninë Shqiptare qenë shumë domethënëse për aktualitetin e kësaj trashëgimie e cila nuk res[etohet sa duhet dhe nuk mbahet në nivelin që e kërkon koha. Ai u ndal tek rëndësia dhe domosdoshmëria e ruajtjes dhe trashëgimisë së kësaj vlere të jashtëzakonshme, e cila na bën krenar si komb si pasuri shpirtërore më specifikja në Botë. Po kështu dhe “Mjeshtër i Madh”, Aleksandër Lalo u prit me shumë vëmendje nga dëgjuesit ku për veç se vlerave që ka kjo trashëgimi e cila është dhe rrënjë apo baza e muzikës së sotme moderne z. Lalo ai u ndal tek dhe për cenimi që po i bëhet identitetit të saj si vlerë unikale e këtij kombi që e ka trashëguar në breza. Ndaj duhet një kujdes nga institucionet përkatëse që, përveçse duhet mbrojtur nga deformime të tilla që janë fare të panevojshme, njëkohësisht duhet ti krijohen kushtet për ti shërbyer sa më mirë dhe të ruhet si sytë e ballit, theksoi Lalo.  Po me kaq patos foli dhe “Mjeshtër i Madh” Ermir Dizdarit, i cili nënvizoi madhështinë e Polifonisë Shqiptare po ashtu dhe të Shoqatës “Polifonia Shqiptare” e cila me 7 Festivale ndërkombëtare ka treguar  zellin por dhe përgjegjësinë e madhe që ka marr mbi vete për ta ruajtur nga huazimet por edhe nga tjetërsimet e emërtimit, Polifoninë e bukur. Si Drejtor Artistik i 7 Festivaleve të “Polifonisë Shqiptare”  si dhe organizator i disa konferencave shkencore, Dizdari u ndal veç arritjeve të suksesshme të shoqatës por edhe të mos trajtimit të aktiviteteve nga institucionet shtetërore. Nuk do të doja që të ndodh më në të ardhmen ky indiferentizëm pasi sakrificat për të organizuar “Festivalin Bylispolifonia” në qytetin antik të Bylisit janë me të vërtetë të jashtëzakonshme dhe që kanë vlera të rralla për artin shqiptar, përfundoi ai. Në libër pasqyrohet vlera e madhe e Polifonisë dhe dëshira që kanë shumë grupe në Ballkan dhe më gjerë për të enë pjesë e Festivalit “Bylispolfonia?  Për vetë rëndësinë e Polifonisë dhe madhështinë e saj jo më kot Shoqata ka vendosur që gjithë Festivalet ti zhvillojë në qytetin mistik  4 mijë vjeçar të Bylisit. Si lab i pastër, bartës i këngës Polifonike, si këngëtar i kësaj kënge dhe si intelektual e mori fjalën shkrimtari Daut Gumeni i cili theksoi se populli shqiptar e ka ruajtur këtë këngë në kohët e ekzistencës  së mjerueshme, ndërsa sot shqiptarët do ta ruajnë si vetë flamurin këtë pasuri shpritërore kaq të rrallë. Kënga labe nuk ka nevojë as ta mbrosh e as ta ndërrosh  pasi ajo ecën në rrugën e saj ashtu sikurse ka ardhur natyrshëm duke shoqëruar njerëzimin me halle e pa halle, me gëzime dhe derte, me luftëra dhe përpjekje. Kënga labe gjendet shumë bukur në ligjërimet e grave shami zeza shqiptare, në vajet e hidhërimet të ndryshme e kështu ajo do të eci  dhe do të ruhet e sigurt nga vetë bartësit e saj, nga dhe prej ka dalë me bukurinë e vet magjepse, përfundoi Gumeni. Në fjalën e tij Dr. Prof Ago Nezha, Kryetari i shoqatës Labëria “Nderi i Kombit” theksoi rëndësinë që ka sot në mes shumë këngëve të reja dhe huazimeve ruajtja, transmetimi në breza dhe propagandimi i kësaj pasurie përrallore shqiptare. Prof. Ago Nezha përveç se është një dashamirës i këngës polifonike ai është dhe një marrës shumë i mirë i kësaj kënge pasi Dukati ku ai ka lindur ka nxjerrë “gjeneralë” të Polifonisë. Në këtë aktivitet për kontributin e tij “Shoqata Polifonia Shqiptare” e nderoi Z. Ago me Diplomën “Mirënjohja e Shoqatës Polifonia Shqiptare”. Më tej në diskutime e mori fjalën intelektuali i mirënjohur, Av. Idajet Beqiri i cili është dhe kryetar i shoqatës “Mallakastra” si dhe një nga organizatorët e këtij aktiviteti. Z Beqiri u ndal në sukseset e punës të “Shoqatës Polifonia” po dhe si një bartës që di ta këndojë bukur labçen, ai e vuri theksin në rolin që kanë marrësi, kthyesi, hedhësi por dhe për mbushjen. Ai u ndal në aktivitetet me përmasa ndërkombëtare që organizon ”Shoqata Polifonia” për të cilat avokati është dhe vetë një kontribuues, ku përcolli tek të pranishmit rolin e madh që duhet të ketë në të ardhmen bashkëpunimi mes Shoqatave polifonike për ta ruajtur sa ëm mirë këtë vlerë të pashoqe.

Zoti Idajet u nderua me “Diplomë Mirënjohje” nga shoqata “Polifonia Shqiptare” për kontributin e tij financiar në organizimin e aktiviteteve të shoqatës. Po kështu në këtë aktivitet mbresëlënës shkrimtari dhe moderatori i këtij eventi z. Albert Zholi u nderua me Diplomë “Mirënjohje e Shoqatës” për kontributin e tij mjaft të vyer në shërbim të shoqatës “Polifonia Shqiptare”. Ai foli për vlerat e patjetërsueshme të Polifonisë e cila ka arritur në tempullin e vlerësimit si pasuria shpirtërore e njerëzimit. Mbas nderimit ftohen grupet polifonike pjesëmarrës si grupet polifonike “Demir Zykua” i Skraparit,  Grupi i Gorës si Grupi “Bashkimi”, të cilët sollën një atmosferë krejt tjetër. Të gjithë në sallë u çuan në këmbë dhe filluan të këndojnë së bashku me grupet. Salla u ndez. Muzeu gjëmonte nga kënga. Grupet Polifonike morën vlerësimin e duhur nëpërmjet duartrokitjeve të publikut. Mbas koncertit në hollin e Muzeut u shtrua një koktej e këndshme midis këngëve të bukura nga vetë publiku pjesëmarrës së bashku me grupet polifonike.

Shkëlqim Shehu: Çdo gjë e shkruar nuk është e harruar, - Polifonia  në vitet e tranzicionit

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …