Pas daljes së tij nga dera e SPAK-ut, Shkëlzen Berisha deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me korrupsionin e vdekjes në Gërdec, me pasojë 26 jetë të humbura dhe dhjetëra të plagosur. Shkëlzen Berisha është në të drejtën e tij të zgjedhë formën e mbrojtjes, të heshtë apo të shpikë alibi, përballë mundësisë së ngritjes së ndonjë akuze nga SPAK-u. Shqiptarja.com sjell edhe një herë në vëmendje të publikut dhe hetuesve një grup faktesh, provash dhe rrethanash, të cilat konfirmojnë implikimin e shumëfishtë të Shkëlzen Berishës në aferën e Gërdecit. Jo vetëm kaq, por nëse provat dhe dëshmitë ndërlidhen, ngrihen dyshime serioze se i biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, ishte pronar në hije i biznesit të Gërdecit, ndërsa ministrat e qeverisë së babai të tij, ishin thjeshtë ushtarë për zbatimin e skemës së korrupsionit. Shkëlzen Berisha kishte lidhje të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë me të gjithë personazhet që kanë realizuar aferën e Gërdecit. Kishte lidhje me Mihal Delijorgjin që kishte marrë përsipër përgatitjen e terrenit për demontimin e armëve në Gërdec, kishte lidhje përmes ‘vëllait’ të tij Rrahman Selmanllarin, me kompaninë amerikane SAC të Patrik Henrit që ishte kontraktuar për demontimin e armëve, si dhe del në përgjimet e Efraim Diverolit, një trafikant armësh nga Florida, presidenti i kompanisë “AEY”, e cila blinte municione kineze në Shqipëri dhe u vendoste etiketa të tjera, për llogari të një tenderi të dhënë nga SHBA në vlerën 298 milionë dollarë. Është korrupsion sepse procesi i demontimit kryhej jashtë çdo kushti sigurie, ku punon edhe gra dhe fëmijë, bëhet nga kompani pa licencë dhe të diktuara paraprakisht, kryhej trafik municionesh, falsifikim etiketash, mashtrim etj. Po cilat janë faktet, provat, rrethanat dhe dëshmitë që implikojnë Shkëlzenin Berishën në Gërdec?
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …