Shkëmb Manaj është nënkryetar i kryeqytetit, ka njoftuar në një postim në facebook, kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama. Me një përkushtim të thellë për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit,ai është një model i dedikimit në çdo hap të jetës së tij profesionale.
Në te gjitha etapat e karrierës së tij, Shkëmb Manaj ka ruajtur integritetin e tij të palëkundur. Vlerat e tij familjare dhe kombëtare janë thelbësore në çdo vendim që merr, duke përfaqësuar me dinjitet dhe përkushtim qytetarët e vendit të tij. Ai vazhdon të përfaqësoj unitetin, bashkëpunimin dhe solidaritetin si themele të një shoqërie të zhvilluar dhe të qëndrueshme.
Me punën e tij të deritanishme, ai ka ndihmuar në zhvillimin e një shoqërie ku secili ndjehet i respektuar dhe i vlerësuar. Jam i sigurt se do të vazhdojë të kontribuojë dhe të përfaqësojë këto vlera edhe si nënkryetar i kryeqytetit, duke punuar për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për qytetarët, ka shkruar ndër të tjera kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.