Ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minoxhzi ka bërë të ditur që shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri në vitin 2019 kanë arritur në vetëm 300 milion euro. Në vitin 2016, shkëmbi ka qenë 160 milion euro. Ai ka thënë se nuk jemi të kënaqur me këtë sepse mundësitë janë për me tepër, ende ka pengesa burokratike, ka zvarritje, nuk ka qartësi në problematika të ndryshme që ka të bëjë me shkëmbimet midis nesh, por nuk mund të themi se nuk ka pasur rezultatet. Ne synojmë për me tepër dhe duhet të këmbëngulim me tepër. Ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minoxhzi ka shtuar më tutje se këtë vit kemi pasur një lajm të gëzuar siç ka qenë probleme i interkonjeksionit të energjisë elektrike që është një arritje e përbashkët. Të dy vendet përfitojnë nga ky projekt i ri, i cili do të dërgoj përpara në këtë fushë të rëndësishme vitale të zhvillimit të ekonomisë, kryesisht të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …