Shkëmbimi i mallrave mes Kosovës dhe Shqipërisë rritet nga viti në vit. Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemajl Minxhozi ka deklaruar se gjatë vitit 2021, kjo shifër ka arritur në 400 milion euro. Ai ka theksuar se ka një rritje të mirë krahasuar me atë të vitit 2016 kur vlera ishte 160 milion euro. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka thënë se kjo është një shifër që na jep dëshirën për të kapërcyer disa vështirësi që ekzistojnë. Krahasuar me vitin 2016 kemi afërsisht trefish më tepër. Nga 160 milionë në 430 milionë gjatë vitit që e lamë pas.
“Kemi një situatë shumë të mirë lidhur me zbatimin e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës në mbledhjen e mbajtur vitin e kaluar në Elbasan.
Janë tre marrëveshje, e para që kanë të bëjnë me leje të qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë dhe të Kosovës duke hequr ato burokracitë e mëparshme për të fituar një leje qëndrimi pavarësisht se mund të kishe një leje pune, kjo tashmë është e liberalizuar.
E dyta Liberalizimi i regjimit kufitar midis Shqipërisë dhe Kosovës në pjesën e Dragashit dhe Shishtavecit, shtetasit e dy vendeve lëvizin shumë më lirshëm, nuk do të kenë më kontrolle të dyfishta në kufi.
E treta që është po kaq e rëndësishme është hapësira prej 30 kilometra mes Shqipërisë dhe Kosovës qytetarët do lëvizin thjesht me një ID kartë që mund vetëm të thonë se janë qytetarë të brezit kufitar dhe do kenë shumë lehtësira në kalimin e dyanshëm të kufirit. Njohja e lejeve të periudhës së punës si në Shqipëri edhe në Kosovë për njohjen e pensioneve të ndërsjellët” ka deklaruar mes tjerash Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.