Një grup ndërkombëtar i shkencëtarëve kanë paralajmëruar se nga dëmtimet që po ja bën njeriu tokës mund të shkaktohen sëmundje tjera të reja përveç koronavirusit. Ata kanë tërhequr vërejtjen se shkaktarët e e njëjtë që kanë çuar në rrezikimin e jetës së kafshëve, shkatërrimin e pyjeve dhe ndryshimet klimatike, do të shpiejn edhe deri te pandemitë e reja siç është rasti edhe me COVID-19, kurse mënyra e më e mirë për t’u parandaluar ato është ndryshimi në nivel institucional dhe mbrojtja e ambienteve me qëllim që të ruhet vendi ku jetojmë. Kjo po bënë që duke shkatërruar habitatet në të cilat jetojnë kafshë dhe zogj që bartin viruse të rrezikshme për njerëz dhe njerëzit po depërtojnë gjithnjë e më shumë në vendbanimet e tyre dhe kështu po i ekspozohen rrezikut të infektimit me viruset që bartin këto qenie. Shkatërrimi i habitateve natyrore të botës së egër mund të çojë në zhvendosjen e tyre në territore të reja, duke i detyruar të kërkojnë më shumë shtëpi në zonat urbane ku jetojnë njerëzit prandaj ruajtja e ambientit dhe mos shkatërrimi i tij janë masat më të mira parandaluese kundër shfaqjeve të sëmundjeve tjera, thuhet në mes tjerash në artikullin e përgatitur nga një grup shkencëtarëve të botuar revistën “National Geographic”.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …