leoni

IKSHPK njofton se janë konfirmuar 48 raste të reja me virusin korona ndërsa sot janë shëruar 5 pacientë

Shkencëtarët po diskutojnë për masat që duhet ndërmarr për t’u përballur me variantin e ri të virusit korona – Omikron

Pas shfaqjes së variantit të ri të virusit korona – Omicron, Shkencëtarët po diskutojnë për masat që duhet ndërmarr për tu përballur me të pasi ky po llogaritet se po përhapet dukshëm më shumë se varianti i parë i virusit korona. Rastet e reja të të infektuarave me virusin omikron janë paraqitur në Afrikë me një rritje të madhe të të infektuarve që po prek edhe moshat e reja. Më 26 nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi si “shqetësues” variantin Omicron, që fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut. Ekspertët e shëndetësor të këtij kontinenti kanë thënë se gjatë një studimi të rritjes së rasteve, që testet diagonistike tregojnë, rreth 90 për qind të rasteve të reja, janë të infektuar me kët variant të të ri të virusit. “Varianti omikron është shumë shqetësues. Që të gjithë jemi shumë të shqetësuar lidhur me këtë virus”, tha për Associated Press profesori, Willem Hanekom, drejtor i Institutit afrikan për Hulumtime të Shëndetit. Ndërkohë, të infektuar me këtë variant të ri janë paraqitur edhe nëpër vendet e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke rritur shqetësimin e rritjes së madhe të numrit të rasteve në të ardhmen pasi ky variant është dukshëm më infektues se sa variantet paraprake të virusit korona.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …