Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se e vërteta do të dali në raportet zyrtare, çdo prejudikim i tyre është i dëmshëm. Deklarimet e avokatit Tomë Gashi se “gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur”, paragjykon të gjeturat dhe raportet që priten të publikohen. Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka besim të plotë se organet hetuese dhe Prokuroria do të publikojnë raportet zyrtare rreth rastit, andaj çdo prejudikim i tyre, i sjell dëm të vërtetës rreth rastit tragjik, familjes së të ndjerit dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. Në pajtim me të gjeturat, Shërbimi do të ndërmarrë masat adekuate në pajtim me ligjin, ndaj cilitdo që ka shkelur rregulloret e brendshme dhe ligjet në fuqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …