Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka konfirmuar lajmin për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Në njoftimin e lëshuar për këtë rast thuhet se sot më 5.11.2016, në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri, A.D. ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpreh keqardhje të thellë për rastin tragjik të ndodhur sot në Qendrën e Paraburgimit, në Prizren. Shërbimi, në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik. I pandehuri Astrit Dehari ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …