SHKL ‘Tafil Kelmendi’ në Malishevë përmbyllë aktivitetet kulturore dhe botuese për vitin 2023

Shoqata për Kulturë dhe  Letërsi ‘Tafil Kelmendi’ në komunën e Malishevës,  brenda vitit 2023, zhvilloi një mori aktivitetesh kulturore dhe artistike si: Organizimin e orëve letrare me nxënës të shkollave të tri niveleve, me shoqatat letrare brenda gjeografisë shqiptare, konkurse letrare, kombëtare dhe ndërkombëtare, botime veprash të autorëve të shoqatës, pjesëmarrja  e anëtarëve në përmbledhjet poetike të konkurseve  brenda Kosovës e trojeve shqiptare, u vlerësua me çmime dhe mirënjohje nga shoqatat e kulturës vendore dhe jashtë vendit. SHKL ‘Tafil Kelmendi’  sot përmbylli aktivitetin kulturore për vitin 2023, me  dhënien e Çmimit ‘Tafil Kelmendi’, mësimdhënësit 94 vjeçar, Smajl Krasniqit, që ishte çmimi i 11 që ndanë kjo shoqatë personaliteteve që kontribuojnë në fushat e kulturës, arsimit dhe çështjes kombëtare. Në këtë ngjarje kulturore folën edhe , Arbëreshë Krasniqi, përfaqësuese e ekzekutivit lokal, ‘ku përgëzoi organizimin e kësaj ngjarje kulturore dhe tha se’ do të mbështesim në  vazhdimësi si institucione komunale, sepse ndikojnë në kujtesën tonë dhe tek nxënësit tanë si motiv për mësim e edukim  kombëtar këto aktivitete kulturore’. Në këtë ceremoni kulturore e letrare u ndanë edhe çmimet e konkursit kombëtar, ndërkombëtar dhe të  tri niveleve të shkollave të komunës së Malishevës. Çmimi i parë kombëtar për poezi iu nda, Lulzim Logut. Çmimi i parë në poezi për konkurrentet ndërkombëtar iu nda, Nedjeljko Spilek dhe për nxënës, Eradie Hoti dhe Enisa Samadraxha.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …