Shkodra: AAK do të del partia më e votuar nëse në zgjedhje hynë e vetme por mbetet e hapur për Nismën dhe PSD-në

Shkodra: AAK do të del partia më e votuar nëse në zgjedhje hynë e vetme por mbetet e hapur për Nismën dhe PSD-në

Nënkryetarja e AAK-së, njëherësh zëvendës-ministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal znj. Magbule Shkodra në një intervistë për TV Dielli ka thënë së aktualisht Kosova është duke kaluar në disa procese të rëndësishme dhe pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj besimi duhet të kthehet tek qytetarët për të parë se kush duhet t’i përfaqësojë ata. Sipas saj vendi nuk ka kohë të humb ne udhëkryqin që gjendet tani. Shkodra thekson se taksa 100% do të hiqet vetëm kur Serbia të na njeh si shtet i pavarur dhe se kufijtë e Kosovës janë të pandryshueshëm e të vendosur me 17 shkurt 2008, gjithashtu nuk do të lejohet të krijohet  një republikë serbe në Kosovë. Ajo ka shtuar se AAK tani e gëzon një përkrahje të konsiderueshme nga qytetarët dhe se në zgjedhje do të del partia më e votuar në vend nëse në zgjedhje hynë e vetme por ky subjekt politik mbetet i hapur për Nismën dhe PSD-në.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …