Kryetarja e Gruas së Aleancës për
Ardhmërinë e Kosovës, Magbule Shkodra ka thënë se grafitet që sulmojnë kryetaren,
Atifete Jahjaga, janë vepër e shëmtuar. Ajo ka vlerësuar se këto grafite tejkalojnë
lirinë e shprehjes dhe bëjnë pjesë në huliganizmin politik. “Për më tepër kjo është edhe një
sulm ndaj gruas në përgjithësi dhe si i tillë, është i papranueshëm. Në e
dënojmë fuqishëm këtë akt të ulët dhe njëkohësisht të dënueshëm. Nuk duam të
besojmë se prapa këtij veprimi, mund të jenë interesat politike të kujt do qoftë”,
ka thënë Shkodra.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …