Shkolla 12 vjeçare, “Arsimi i Shqipërisë”, me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit dhe ditës së shkollës organizoi një program kulturor artistik që u mbajt në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë e Sporteve, në Prishtinë. Fillimisht nxënësit e shkollës “Arsimimi i Shqipërisë”, interpretuan Himnin Kombëtar. Administratorja e shkollës, Shqipe Adem Jashari përmendi katër datat ndër më të rëndësishmet të historisë sonë kombëtare, të cilat organikisht i lidh 28 Nëntori. Ajo tha se sa herë që kujtojmë nëntorët kujtojmë dhe heronjtë e kombit. Drejtori i shkollës, Sylejman Buqa tha se shkolla 12 vjeçare “Arsimi i Shqipërisë” vepron me plan-programe shqiptare dhe sipas një metodologjie që kushtohet inkurajimit të nxënësve të nxënë sa më shumë. Kjo shkollë është me standarde të njëjta me shkollat bashkëkohore. Në pjesën e fundit të programit para të pranishmëve është shfaqur një program i pasur kulturor artistik.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …