Sot, shkolla “Abetarja” në Softaj të komunës së Ferizajt, shënoi ditën e shkollës e në këtë ngjarje, në saje të një bashkëpunimi të mirë, me KFOR-in Amerikan, kjo shkollë përfitoi donacionin e radhës, përbërë prej 7 Laptopëve të rinj, si dhe disa pajisje të tjera sportive për këtë shkollë. Në këtë ngjarje mori pjesë drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani me bashkëpunëtorë, ku uroi drejtuesit e shkollës për ditën e shkollës dhe falënderoi KFOR-in amerikan për donacionin. Drejtoria e shkollës është mirënjohëse dhe shumë falënderuese për këtë bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in Amerikan të Kampit Bondstill, të cilët pa hezituar i marrin parasysh kërkesat e shkollës. Ky donacion për shkollën, mundëson që kjo e fundit të funksionalizoj kabinetin e informatikës, në shërbim të shkollarëve të kësaj shkolle.