Shkolla e kitarës “Vihuela”, ka shkëlqyer në fshatin Dranoc

 

Shkolla e Kitarës “Vihuela”, nga Prishtina për të tretin vit radhazi mbajti koncert  në Deçan. Për dallim nga vitet më parë ku këtë koncert e kishin mbajtur në Muzeun Kombëtar “Jusuf Gërvalla”, në Dubovik, për nderë të Ditëve të Diasporës. Këtë vit është mbajt në fshatin Dranoc tek kulla e Mazrekajt. I pranishëm në këtë aktivitet kulturorë ishte kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë, njerëz të artit dhe kulturës, bashkatdhetarët dhe qytetar të cilët kanë ndjekur nga afër këtë aktivitet kulturorë. Duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen njëkohësisht duke shprehur mirënjohje për organizatorët tha se, organizime të tilla janë të mirëseardhur për komuna e Deçanit me vet faktin se Bashkatdhetarët janë pjesë e këtij vendi të cilët në ç’do kohë kanë dhënë kontributin e tyre për të mirën e vendit. Në këtë aktivitet kulturorë  përformuan talent të rinj të udhëhequr nga Prof.Naser Dula.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …